Mund të cilësohen si çifti më me fat i kohëve të fundit, pasi në një periudhë të shkurtër kohore kanë arritur t’i shpëtojnë dy sulmeve të tmerrshme terroriste, masakrës në Tunizi, si dhe sulmit me bomba të ISIS në Sharm el-Sheikh, gjithashtu edhe krizës greke.
Lewis Gaskin dhe Jemma Goddard, nga Aldershot, rezervuan pushimet e tyre, të cilat përkuan me dy fatkeqësitë, si dhe me krizën e bankave greke. Por ata i shmangën këto udhëtime për shkak të një sërë vonesash në fluturime.
Çifti, të dy të moshës 22-vjeçare, kishin planifikuat të udhëtonin për në Tunizi, ku do të qëndronin në një zonë shumë afër plazhit, ku 30 pushues britanikë u vranë nga një xhihadist. Ata shkuan në aeroport, por fluturimi i tyre fillimisht ishte shtyrë dhe më pas u anulua. Katër ditë më vonë, ata planifikuan në minutën e fundit për të udhëtuar në Greqi. Më pas, Qeveria greke vendosi të mbyllë të gjitha bankat në vend. Pavarësisht kësaj, Lewis dhe Jemma vendosën të udhëtojnë për në Greqi, duke marrë me vete një sasi të konsiderueshme kartëmonedhash, të mjaftueshme për të kaluar pushimet. Në këtë rast pati një tjetër problem për ta, një rezervim të dyfishtë, dhe sërish ata nuk mundën të udhëtojnë.
Pushimet dështuan për të tretën herë, por tani vetëm për Jemma Goddard. Muajin e kaluar, 22-vjeçarja, së bashku me nënën e saj Carole dhe hallën Natalie, vendosën për të pushuar në Sharm el-Sheikh. Ata prisnin në aeroport, ndërsa erdhi lajmi se një avion rus u rrezua në shkretëtirën e Sinait dhe 224 persona në bord humbën jetën.
Familjes iu tha se shkak i rrëzimit ishte bërë një defekt teknik, kështu që ata vendosën të fluturojnë ashtu siç e kishin planifikuar. Pas disa ditësh ata mësuan se avioni ishte rrëzuar nga një shpërthim. “Ne mësuam arsyen e vërtetë të rrëzimit të avionit dhe aty nuk kishte më pushime për ne. Babanë e lamë të sëmurë me kancer në shtëpi, ndërsa njerëzit në Egjipt na thoshin se nuk mund të ktheheshim para Krishtlindjeve në shtëpi”, shprehet Jemma Goddard.
Ata qëndruan edhe dy ditë më gjatë nga sa e kishin planifikuar, pasi Britania dhe disa vende të tjera ndaluan fluturimet drejt Egjiptit.
Çifti tashmë ka vendosur të shmang pushimet në shtetet e huaja, ndërsa shprehen se do të kursejnë para për të blerë një shtëpi në vend.
Top Channel