Sulmet në Paris, 3 të arrestuar në Turqi

21/11/2015 19:05

Autoritetet turke kanë arrestuar 3 persona të dyshuar për lidhje me sulmin terrorist të 13 nëntorit në Paris, që la të vdekur 130 persona.

Njëri prej të arrestuarve mendohet se kishte edhe rolin e “informatorit” për terroristët që ndërmorën masakrat në kryeqytetin francez.

Agjencia turke e lajmeve “Dogan” raportoi se njëri prej personave që është vënë në pranga quhet Ahmet Dahmani, shtetas belg por me origjinë marokene.

Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një hotel luksoz të Antalias, ndërsa 2 personat e tjerë mendohet se ishin ndihmësit e tij.

Sipas burimeve të “Dogan”, ata do t’i krijonin terren këtij të fundit, që, pas asistimit të sulmit terrorist të Parisit, të kalonte kufirin nga Turqia drejt Sirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA