Një çift nga Prishtina ka mbetur i plagosur mesditën e së shtunës në segmentin Kukës-Morinë, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime pranë policisë rrugore bëjnë të ditur se dy bashkëshortët po udhëtonin me makinën e tyre, kur papritur kanë humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Njësitë e policisë që mbërritën në vendin e ngjarjes i shoqëruan ata në spitalin rajonal të Kukësit, ku iu dha ndihma e duhur mjekësore dhe aktualisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas hetimeve në vendin e ngjarjes, uniformat blu pritet të marrin në pyetje dy të lënduarit për të hedhur dritë mbi aksidentin.
Më herët, po në segmentin Kukës-Morinë, një person mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Bardhoc.
Top Channel