Agjentë të policisë kanë evakuuar këtë të shtunë disa rrugë të Londrës dhe kanë arrestuar tre persona që dyshohet se do të kryenin një incident.
Dëshmitarë nga vendngjarja, në rrugën Blackfriars dhe urën Westminister, publikuan në rrjetet sociale foto të helikopterëve që fluturonin mbi zonë dhe ardhjes së zjarrfikëseve.
Rruga dhe ura në fjalë u mbyllën nga autoritetet, të cilat paralajmëruan klientët e lokaleve përreth që të qëndronin larg dritareve.
Një zëdhënës i policisë metropolitane ka saktësuar se Blackfriars u mbyll pas ndalimit të një automjeti të dyshimtë.
“Personat që ndodheshin në bordin e automjetit, 3 vetë, janë arrestuar”, ka deklaruar zëdhënësi për “The Independent”.
Ndërkohë, foto nga vendi i ngjarjes tregojnë se bëhet fjalë për një automjet të argjendtë tip “BMW” me targa belge.
Pas arrestimeve trafiku është kthyer në normalitet, raportonë më tej “The Independent”.
Top Channel