Arrestohet ish-kreu i pyjores së Mallakastrës
21/11/2015 09:30
Nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Fierit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Pëllumb Isufaj, 52 vjeç.
Ndaj Isufajt, ish-drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në rrethin e Mallastrës, Gjykata e Apelit e Vlorës ka vendosur në një vendim të shkurtit të këtij viti masën e sigurisë “arrest me burg”.
52-vjeçari akuzohet për veprën penale shpërdorim deyre, pasi në vitin 2012 dyshohet se ka shpronësuar një zonë pyjore në kundërshtim me ligjin.
Top Channel