Tiranë, alarm fals për bombë në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale
20/11/2015 11:50
Një alarm për bombë në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale ka vënë në lëvizje Policinë e Tiranës. Pas telefonatës në sallën operative, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ato xheniere dhe pas verifikimeve, alarmi rezultoi fals.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e personit që dha alarmin për bombë.
Top Channel