Salah Abdeslam është parë në Bruksel; terroristi kamuflon pamjen

20/11/2015 21:35

Salah Abdeslam është parë për herë të fundit mbrëmjen e së enjtes, duke u endur në Anderleht, në periferi të Brukselit, në një makinë me markë franceze.

Lajmin e bën të ditur “Derniere Heure”. Ndërkohë, është publikuar një foto ku supozohet të jetë Abdeslam i kamufluar, me syze të zeza shikimi dhe një kapele repisti.

Sipas hetuesve francezë, që u kanë shpërndarë identikitin policive evropiane, i riu përdor tashmë një emër tjetër, Yassine Baghli.

Ndërkohë, sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, në pamjen e re të Salah përfshihet edhe një paruke.

Në vijim, mediat belge raportojnë se Abdeslam në tetor është parë të ketët lëvizur shpesh në lokale të ndryshme homoseksualësh të Brukselit.

Hipoteza është që të ketë kaluar kohë në ato ambjente së bashku më vëllain kamikaz Brahim, për të vjedhur portofolë, në kërkim të kartave të identitetit për t’i falsifikuar.

Në Belgjikë, kartat e identitetit kanë një qark të vogël elektronik shumë të vështirë për t’u falsifikuar dhe në lokalet e homoseksualëve është e lehtë të vjedhësh për shkak të kontrolleve të mangëta.

Dhe në periudhën kur Abdeslam është parë në atë zonë, vijon gazeta “Libre Belgique”, janë denoncuar vjedhje të shumta nëpër lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA