Kuvajti shkatërron një organizatë që kishte lidhje me ISIS-in
20/11/2015 08:40
Kuvajti ka arrestuar disa pjesëtarë të një organizate që mbështeste me fonde dhe armatime ISIS-in.
Një libanez me emrin Osama Khayat ka pranuar se ka blerë armë dhe raketa për Shtetin Islamik. Ai është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë.
Në qershor të këtij viti, 27 persona vdiqën pas një sulmi në një xhami të Kuvajtit. Ky ishte atentati më i rëndë ndaj këtij vendi në dekadat e fundit.
Përgjegjësinë për këtë sulm e mori një grup që kishte lidhje me ISIS-in, i quajtur Provinca Najd.
Top Channel