Kosovë, 30 ditë paraburgim protestuesve të opozitës

20/11/2015 20:30

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin që 17 personave që u arrestuan në protestën e opozitës t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Këtë masë e ka kërkuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i rënduar të arrestuarit me akuzat për “pjesëmarrje në turmë” dhe “huliganizëm”.

Protesta e opozitës përshkallëzoi në dhunë pas arrestimit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, të cilës po ashtu i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh për veprimet e saj në ambjentet e Kuvendit të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA