Thaçi i përgjigjet kërcënimit të Haradinajt

19/11/2015 14:50

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj një deklarate të bërë një ditë më parë nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, se një ditë mund të sulmohen edhe shtëpitë e zyrtarëve qeveritarë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi tha se opozita vendosi të pushojë qeverinë. Ajo, shton ai, vendosi të mos dëmtojë pronën publike e shtetërore jo për shkak se e kuptuan se sa të dënueshme janë veprimet e tyre, por për të blerë kohë që të gjejnë njerëz të tjerë të dhunshëm, kudo që munden, sepse, siç shkruan Thaçi, radhët e tyre po pakësohen.

“Por kjo nuk befason askënd. Të gjithë qytetarët e Kosovës po dënojnë dhunën e opozitës për marrjen e pushtetit, prandaj nuk është e rëndësishme se çfarë strategjie përdor ky grup i dhunshëm”, tha numri dy i qeverisë.

“Ata mund të tërhiqen sot, por qytetarët dhe institucionet shtetërore nuk do të tërhiqen kurrë, sepse me asnjë çmim nuk do të lejojmë shkatërrimin e shtetit nga një grup opozitar i dhunshëm”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA