Terroristja nuk kishte lexuar asnjëherë Kuranin

19/11/2015 18:40

26-vjeçarja Hasna Ait Boulahcen u bë femra e parë terroriste që hedh veten në erë në një vend të Europës.

Ajo shtypi detonatorin në momentin kur forcat speciale franceze do të hynin në apartamentin e saj në rrugën Saint Denis në Paris. Veç vetes, viktimë e shpërthimit ishte edhe një qen i forcave speciale franceze.

Menjëherë pas identifikimit të saj, përveç autoriteteve franceze, profili i 26-vjeçares është vënë nën vëzhgim të hollësishëm edhe nga mediat.

Britanikja “DailyMail”, publikoi disa imazhe që tregojnë Hasna-n krejt normale, një vajzë që pëlqente festat, muzikën dhe e shoqërueshme, ndërkohë që vëllai i vet deklaron se motra e tij nuk ka qenë asnjëherë e interesuar për fenë dhe nuk ka lexuar kurrë Kuranin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA