Prishtinë, ambasadat perëndimore dënojnë dhunën

19/11/2015 10:55

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë dënuar dhunën e vazhdueshme në Kosovë “për arritjen e qëllimeve politike”.

Në një komunikatë për shtyp, këto ambasada kërkojnë respektimin e rendit dhe ligjit, procedurave demokratike dhe normave ndërkombëtare.

“Dhuna politike është e papranueshme dhe si e tillë dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të saj”, thuhet në komunikatën e përbashkët të shteteve të Kuintit.

Po kështu, vendet në fjalë përgëzojnë Policinë e Kosovës për “profesionalizmin e treguar” dhe theksojnë rënëdsinë që ka ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh rangun apo pozitën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA