Itali, gjendet i vrarë një shtetas shqiptar
19/11/2015 13:10
Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë në Bergamo të Italisë. 29-vjeçari Arben Vorfi u gjet pa jetë në banesën e tij në Treviljo.
Ai është qëlluar 3 herë me pistoletë. Trupi i pajetë u gjet nga një mik i tij.
Mësohet se Arben Vorfi ka qenë person me precedentë penalë.
Top Channel