Hapet zyra e FSHZH-së në Gjakovë

19/11/2015 15:15

Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi zyrën rajonale për zonën ndërkufitare të zhvillimit Shqipëri-Kosovë. Zyra është hapur në qytetin kosovar të Gjakovës, në seline e konsullatës shqiptare.

Ajo hapet nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama. Përfaqësuesja e kabinetit të kryeministrit Rama, Eridana Cano, deklaroi në ceremoni se kjo nismë e kryeministrit është hap sa simbolik, ashtu edhe konkret për të shtrirë mes dy shteteve tona jo thjesht një institucion, por vizion zhvillimi të përbashkët.

Kjo iniciativë ka gjetur përputhshmëri me qasjen strategjike të kryekomunares së Gjakovës. Në fjalën përshëndetëse, Benet Beci, drejtor ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, theksoi se hapja e zyrës rajonale është kurorëzimi i nismës së përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm social ekonomik të zonës ndërkufitare.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u shpreh se ndarja e një vizioni të përbashkët për zhvillimin e kësaj zone ndërmjet aktorëve qendrorë dhe lokalë ishte pikënisja e kësaj zyre.

Ndërsa kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, gjatë ceremonisë deklaroi se nëpërmjet kësaj zyre do të mundësohet zbatimi i projekteve që synojnë zhvillimin e zonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA