Durrës, goditet grupi i shpërndarësve; sekuestrohet heroinë e kokainë

19/11/2015 11:55

Agjentë të anti-drogës në policinë e Durrësit, pas një hetimi 6-mujor, kanë ekzekutuar këtë të enjte operacionin e koduar me emrin “Miks”, kundër shpërndarësve të drogës.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga kanë rënë 5 persona, ndërsa janë sekuestruar lëndë të ndryshme narkotike, konkretisht 600 gramë heroinë, 400 gramë kokainë dhe 500 gramë kanabis.

Ndërsa personat e arrestuar, sipas njoftimit janë identifikuar si shtetasit: Besmir Basha 30 vjeç, banues në Durrës; Denis Grabovari 35 vjeç, banues në Durrës; Mirgen Huba 32 vjeç, banues në Tiranë; Elisa Tabaku 31 vjeçe, banuese në Tiranë; Lulzim Isai 49 vjeç, banues në Shijak.

Sipas burimeve, finalizimi i operacionit erdhi pas hetimit të kryer përmes metodave speciale dhe mes të tjerash janë sekuestruar 5.300 euro para të thata, një automjet tip “Ford Focus” dhe 10 telefonë celularë.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për procedimin e mëtejshëm të çështjes. Të arrestuarit do të përgjigjen për “shpërndarje narkotikësh në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA