Clinton: ISIS-i mposhtet me trupa në terren

19/11/2015 18:25

Sulmet e Parisit vendosën më fort se kurrë ISIS-in në agjendën e kandidatëve për presidentë në Shtetet e Bashkuara.

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton deklaroi se ISIS është zemra e terrorizmit modern dhe duhet të luftohet në tri shtyllat e tij.

“Një enklavë në Irak dhe Siri, një rrjet ndërkombëtar terrorist që shkon përtej rajonit të kësaj enklave dhe një lëvizje ideologjike e xhihadizmit radikal. Këto të trija duhet të luftojmë dhe t’i mposhtim”, tha Clinton.

Ish-sekretarja e Shtetit është distancuar nga strategjia e Barack Obama-s për të mposhtur ISIS-in. Ajo nuk përjashton dërgimin e trupave në terren, megjithëse jo në masën e parë në Irak dhe Afganistan.

“Shtetet e Bashkuara janë në këtë luftë me ISIS-in prej më shumë se një viti, ndaj është koha për një fazë të re dhe më të përshkallëzuar të përpjekjeve tona”, tha Clinton para Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të Nju Jorkut.

Terrorizmi është vendosur në qendër edhe të kandidatëve republikanë. Donald Trump reagoi përmes një deklarate kontraverse duke thënë se “nëse do të zgjidhej president, mund të mbyllte të gjitha xhamitë në Shtetet e Bashkuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA