Belgjikë, 9 të arrestuar për sulmet në Paris

19/11/2015 18:10

Autoritetet belge vazhdojnë operacionet në kërkim të personave të dyshuar si bashkëpunëtorë me 8 terroristët që ndërmorën sulmet gjakatare në Paris të premten që kaloi.

Në nëntë operacione të ndryshme të ndërmarra në periferitë e Brukselit, në pranga përfunduan nën vetë. Ndaj tre prej të ndaluarve, autoritetet belge thonë se kanë prova për lidhjen e tyre me sulmet e Parisit.

Gjashtë arrestimet e tjera lidhen me pasurinë e Bilal Hadfi, terroristi që hodhi veten në erë në “Stade de France” në kohën kur luhej ndeshja miqësore Francë-Gjermani.

Prokurorët belgë thonë se këta gjashtë persona po merren në pyetje dhe se deri më tani nuk është gjetur një lidhje e drejtpërdrejtë e tyre me sulmet e Parisit.

Kontrollet e policisë belge janë përqendruar në lagjet Jette, Uccle dhe Molenbeek, që të gjitha të njohura për prani të theksuar komunitetesh emigrantësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA