Alarm fals për bombë, avioni bën ulje të detyruar në Bullgari

19/11/2015 16:55

Një avion i nisur nga Polonia me 161 pasagjerë në bord dhe me destinacion Egjiptin është detyruar të bëjë ulje emergjente në Bullgari për shkak të një alarmi për bombë të dhënë nga një prej pasagjerëve.

Avioni ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e qytetit Burgas në Bullgari. Menjëherë janë evakuuar të gjithë pasagjerët si dhe pjesëtarët e ekuipazhit të avionit, ndërsa forcat e policisë kanë nisur menjëherë kontrollet e imtësisht në avion.

Pas kontrolleve asnjë bombë nuk është gjetur, ndërsa personi që ka dhënë alarmin është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje. Ai është një 67-vjeçar nga Polonia dhe sipas të dhënave të para, mendohet se ai ka qenë në gjendje të dehur gjatë fluturimit.

Një ditë më parë militantët e Shtetit Islamik thanë sërish se ishin atë autorë të rrëzimit të avionit rus në Sinai, duke dhënë edhe detaje për mënyrën se si arritën ta rrëzojnë atë.

Në revistën “Dabig”, e cila botohet në anglisht, pretendohet se avioni u bombardua duke përdorur një mjet shpërthyes të improvizuar, i cili ishte vendosur brenda një kanoçeje “Schweppes”.

Në revistën, pretendimet e të cilit nuk mund të verifikohen, thuhet se ishte planifikuar shumë kohë më parë sulmi në një avion, por ishte menduar që ai t’i përkiste udhëheqësve të koalicionit ndërkombëtarë kundër ISIS, por më pas është marrë vendimi që ai të ishte një avion rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA