Vlorë, kapen 30 kg kanabis që kishin destinacion Italinë
18/11/2015 14:15
Një tjetër sasi lënde narkotike është zbuluar nga Policia Kufitare e Vlorës.
Rreth 30 kg drogë janë tentuar të kalohen drejt shtetit fqinj të Italisë me një karotrec me targa AA021 MX në pronësi të shtetasit Genci Gjuzi, 42 vjeç.
Në dyshemenë e kabinës janë gjetur rreth 30 kg kanabis sativa paketuar në rreth 40 pako.
Kjo është hera e dytë brenda javës që tentohet të trafikohet lënde narkotike në drejtim të shtetit fqinj.
Top Channel