Kosovë, granatë pranë Gjykatës Kushtetuese. Shpërthehet në mënyrë të kontrolluar
18/11/2015 10:30
Policia e Kosovës ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar një granatë dore e cila ndodhej pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Që në orët e para të mëngjesit, objekti i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i rrethuar për shkak të informacionit se një mjet i dyshuar ndodhet në oborrin e këtij institucioni.
Zyrtarët policorë konfirmuan se është kryer deminimi i granatës.
Top Channel