Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është ndërprerë disa herë gjatë fjalimit të tij në Bujanoc, pasi kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka kërkuar që Vuçiç të kthejë librat që janë ndaluar në doganat e Serbisë, si donacion nga Kosova.
Vuçiç reagoi kështu para mediave: “Ai nuk ka pyetur për librat në gjuhën shqipe. Nuk është problemi tek gjuha, por tek librat ku thuhet se Adem Jashari është hero kombëtar dhe kanë simbolet e Republikes së Kosovës. Por, ai nuk donte ta thonte këtë”.
“Shihet qartë se fjalori i Vuçiçit është urrejtje ndaj shqiptarëve dhe jo ndaj librave. Duket se nuk ka ndërruar asgjë nga regjimi i Millosheviçit”, tha Musliu.
Vuçiç ka vizituar së pari refugjatët dhe në Bujanoc ka shkuar për të hapur një degë të universitetit. Kjo është hera e dytë që ai viziton Luginën e Preshevës.
Top Channel