Në trafikun e drogës me Italinë, Lulzim Basha përfshin këtë herë edhe emrin e Edi Ramës. Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me operacionet e ditëve të fundit të autoriteteve italiane, ku është sekuestruar një sasi e madhe lëndësh narkotike.
“Policia italiane ka njoftuar kapjen e 3150 kg droge në dy ditët e fundit. Drogë e grumbulluar, e paketuar, e ngarkuar dhe e transportuar nga portet e Durrësit e të Vlorës. Ky është shteti i Edi Ramës. Njerëzit revoltohen për këtë valë droge e gëlim të trafikantëve, kumbarët në qeveri shqetësohen që ngarkesa prej dhjetra milionë eurosh u kap”, shkruan Basha.
Kreu i opozitës thotë se është “emergjencë pastrimi i Shqipërisë nga droga, trafikantët dhe kumbarët e tyre në qeveri”.
Top Channel