Me ndeshjen miqësore të futbollit Turqi-Greqi, të cilën e ka ndjekur me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu, ka filluar vizita dyditore e kreut të qeverisë greke Aleksis Tsipras në Turqi.

Dy homologët e vendeve fqinje kanë ndjekur së bashku ndeshjen në stadiumin e Stambollit, duke mbajtur në shenjë simbolike shallet e dy vendeve.

Vizita e kreut të qeverisë greke në Turqi zhvillohet vetëm disa ditë pas sulmeve terroriste në Paris, ndërsa çështja e krizës së refugjatëve ndodhet në kulmin e saj dhe do të përbëjë axhendën e bisedimeve të mërkurën në Ankara të dy kryeministrave.

Gjithashtu, Tsipras do të takohet edhe me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.
 
Athina thuhet se do të kërkojë nga Ankaraja të kryhet regjistrimi i refugjatëve dhe dërgimi i tyre në vendet europiane nga Turqia, kërkesë që pas rrezikut të sulmeve terroriste në gjithë Europën, konsiderohet e domosdoshme edhe nga shumë qeveri të tjera anëtare të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA