Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka arritur të shënojë 3 gola në ndeshjen që skuadra e tij Basaksehir arriti të fitonte 4-1 ndaj Sanliurfaspor, ndeshje e vlefshme për Kupën e Turqisë.
Cikalleshi e nisi si titullar këtë takim, duke e gjetur rrugën e rrjetës vetëm pas 12 minutave lojë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll vetëm me këtë gol. Në 45 minutat e dyta, bomberi kuqezi shënoi edhe dy gola të tjerë.
Më pas Sanliurfaspor, që militon në ligën e dytë në Turqi, arriti të ngushtojë diferencën e gola. Por, në fundin e takimit, vendasit realizuan edhe golin e katërt në këtë takim.
Kjo tripletë për Cikalleshin vjen në momentin e duhur për të, duke qënë se deri në këtë fazë të kampionatit, ai kishte realizuar vetëm dy gola.
Top Channel