Me një minutë heshtje dhe ekzekutimin e himnit francez dhe atij shqiptar, ka nisur ceremonia e homazhit e mbajtur në ambientet e Presidencës në nderim të viktimave të sulmit terrorist në Paris.
Veç diplomatëve të huaj të pranishëm në këtë ceremoni homazhi ishin: kreu i Kuvendit Ilir Meta, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kreu i opozitës Lulzim Basha e shumë personalitete të tjera politike dhe kulturore në vend.
Në mungesë të Kryeministrit Edi Rama në këtë ceremoni, i cili nuk ishte i pranishëm, Qeveria ishte e përfaqësuar nga disa anëtarë të kabinetit.
Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu dhe njëherë mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj Francës në luftën kundër terrorizimit.
“Shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave të akteve barbare të Parisit. Konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në aleancën për të përballuar betejën e madhe kundër terrorizmit dhunës dhe intolerancës. Shqipëria do të vazhdoi të qëndroi në krah të Francës dhe aleatëve në luftën kundër terrorizmit”, tha Presidenti Nishani.
Teksa falenderoi popullin shqiptar për solidaritetin e shprehur këto ditë me viktimat e sulmeve terroriste në Paris, ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitussi, vlerësoi edhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë në kualicionin kundër barbarëve që shkaktuan masakrën në Paris.
Top Channel