Tropojë, sekuestrohen 31 kg kanabis

14/11/2015 09:05

31 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Tropojës. Në sajë të operacionit të koduar “Liqeni”, droga është gjetur e ndarë në 4 thasë dhe 2 qese plastike.

Policia ka arrestuar poseduesin e drogës, Shiqer Maklekaj 48 vjeç, banues në Breg Lumi në Tropojë. Droga ndodhej në formën e boçes dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Mbi 48-vjeçarin rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA