Reagimet e liderëve botërorë për tragjedinë e Parisit

13/11/2015 00:00

Ndër personat e parë që kanë reaguar nëpër rrjetet sociale, pas deklaratave për shtyp të Presidentit Obama dhe atij francez, Hollande, kanë qenë edhe personalitete dhe udhëheqës të lartë të shumë vendeve të ndryshme.

Ndër to edhe kryeministri britanik Cameron, i cili nuk mund të mbetej i ndarë nga amerikanët në mbështetjen e ofruar për francezët në këtë natë tmerri dhe terrori për të gjithë, jo vetëm për popullin francez.

Edhe Merkel është shfaqur “thellësisht e shokuar” nga sulmet terroriste në Paris, ndërkohë që një reagim ka dhënë edhe Bill Clinton, ish-president amerikan. “Mendimet dhe lutjet e mia janë me cilindo në Paris këtë mbrëmje”, thotë Clinton.

Kanë reaguar gjithashtu edhe Narendra Modi. “Lajmet nga Parisi janë tmerruese dhe të jashtëzakonshme. Lutjet janë për familjet e të ndjerëve. Jemi të gjithë të bashkuar me popullin francez në këto orë tragjike.

Edhe Johannes Hahn, komisioner për Zgjerimin në BE, është shprehur me “dhimbje dhe pikëllim për ngjarjet e Parisit. Mendimet e mia janë me popullin e prekur nga kjo ngjarje. BE qëndron në krah të Francës”.

Reagim ka pasur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: I shokuar dhe i tmerruar nga sulmet në Paris. I qëndrojmë pranë dhe jemi të bashkuar me popullin e Francës. Terrorizmi nuk do ta mposhtë kurrë demokracinë.

Mariano Rajoy ka ngushëlluar gjithashtu të prekurit nga kjo ngjarje: mendimet tona janë me ata që janë tronditur nga lajmet më të fundit që po dëgjojmë nga Parisi. Franca ka përkrah edhe Spanjën në këto momente të vështira.

Por nuk mbetet pa dhënë edhe përkrahja nga vende disi më të largëta, si presidenti i Meksikës, si dhe shumë krerë të tjerë shtetesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA