Turi “Të pastrojmë Shqipërinë” i Partisë Socialiste u ndal në Lezhë, ku kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje debatit në bazën socialiste që lidhet me punësimet.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
“Partia Socialiste nuk mund të jetë hapësira ku tema dominuese është si të gjejmë punë në shtet. PS nuk mund të jetë hapësira ku mund të diskutohet se kush është ky dhe kush është ai, ky është i PD, ky është i të tjerave me radhë dhe duhet të shkoj unë t’i zë vendin e të tjerë. Ky është një debat që i përket një tjetër epoke me të cilën kjo forcë nuk ka asnjë lidhje. Kjo forcë, që ka marrë më 23 qershor një besim shumë të madh për të bërë një transformim shumë të madh”, tha Rama.
Rama iu përgjigj kritikave për reformat e ndërmarra duke deklaruar se sa më shumë vonohen këto reforma, aq më e lartë bëhet kostoja e tyre për vendin dhe qytetarët.
“Të kuptojmë që nuk ka rrugë tjetër. Të gjitha rrugët e tjera, të gjitha shtyrjet për nesër se nuk po durojmë dot dhimbjet sot, janë vetëm një kosto më e lartë nesër”, deklaroi Rama.
Kryeministri shtoi se ajo që po bëhet sot është në emër të ardhmes dhe se gjithkush dhe gjithçka që na del përpara kundër është e shkuara.
“Sot na duhet të kuptojmë se PS ka në dorë fatin e 25 viteve të ardhshme të vendit, ka në dorë atë sesi do të jetë Shqipëria pas 25 vjetësh, jo në kuptimin që pas 25 vitesh do jetë PS në pushtet, por ajo që do të bëjmë ne sot do të përcaktojë 25 vitet e ardshnme. Reformat që ne po bëjmë sot duhet të ishin bërë shumë e shumë vite më parë. Duheshin zhvilluar pa u shfaqur agresivisht kanceri në gjithë organizmin e ekonomisë tonë, e shtetit tonë”, deklaroi Rama.
Kreu i kabinetit përmendi rastin e OSHEE-së si prova që rruga e zgjedhur është rruga e duhur.
“Për herë të parë në historinë e këtij tranzicioni bëhet një buxhet për vitin e ardhshëm energjia. Nuk është më problem për buxhetin dhe nuk na duhet për të marrë më parë nga taksat e qytetarëve dhe t’i heqim nga investimet”, u shpreh ai.
Rama mbrojti edhe njëherë tjetër marrëveshjen e nënshkruar me CEZ-in për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjes.
“Shpëtuam 802 mln dollarë nga një gjyq që do ta humbnim dhe morëm mbrapsht asetet”, deklaroi Rama.
Top Channel