“Playoff”-i i Euro 2016, Bosnja dhe Irlanda e mbyllin në barazim

13/11/2015 23:10

Gjithçka është vendosur në 10 minutat e fundit në ndeshjen e dytë të “playoff”-it të Euro 2016, atë mes Bosnjës dhe Irlandës, e cila është mbyllur me rezultatin 1-1.

Boshnjakët ishin më kërkues gjatë gjithë këtij takime, duke synuar të gjejnë golin e avantazhit që në minutat e para të ndeshjes, por irlandezët u mbrojtën mirë dhe vendasit nuk arritën të zhbllokonin rezultatin e për pasojë 45 minutat e para u mbyllën pa gola.

Edhe në pjesën e dytë Bosnja ishte më kërkues, por e patën të vështirë të kalonin mbrojtjen dhe portierin e Irlandës. Atëherë kur u mendua se ndeshja do të mbyllej pa gola, ishin irlandezët me Brady, që shënuan një gol mjaft të rëndësishëm për sa i përket kualifikimit, në minutën e 82-të. Vetëm 3 minuta më vonë, vendasit reaguan dhe Dzeko arriti të barazojë shifrat, duke shënuar pas një pasimi të  Vranjes dhe duke vulosur rezultatin e këtij takimi të parë mes këtyre dy ekipeve.

Padyshim që barazimi 1-1 i shkon për shtat Irlandës, të cilës tashmë në fushën e saj do t’i mjaftonte edhe një barazim pa gola për t’u kualifikuar në Euro 2016. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy kombëtareve do të luhet ditën e hënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA