![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/472323823_1018217336969648_5535151899078961334_n-800x450.jpg)
170 tregtarë ambulantë në Fier, të cilët tregtojnë në objekte private buzë lumit Gjanica, protestuan kundër vendimit për njohje si biznes i vogël, ndërkohë që prej 23 vjetësh punojnë si tregtarë ambulantë.
Pasi protestuan përpara objektit ku tregtojnë, ata janë drejtuar në Bashkinë e Fierit, ku kanë kërkuar një takim me kryetarin e bashkisë, Armando Subashin.
Tregtarët kërkojnë dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja pas daljes së lumit Gjanicë nga shtrati.
Pas protestës edhe para bashkisë, drejtuesit e këtij institucioni kanë pritur përfaqësues të kësaj proteste, të cilët parashtruan kërkesat e tyre. Ata janë dëgjuar nga drejtuesit e bashkisë, të cilët ende nuk u kanë dhënë ndonjë përgjigje zyrtare se çfarë do të bëhet me këta tregtarë.
Top Channel