Lushnje, arrestohet 44-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane

13/11/2015 08:30

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “emigracion klandestin” është arrestuar në Lushnje.

Në pranga është vënë 44-vjeçari Artan Haliti , banues në lagjen “Loni Dhano”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga Gjykata e Breshias (Itali) është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi dyshohet për veprat penale “emigracion klandestin, sulm, keqtrajtim, shfrytëzim prostitucioni, shfrytëzim seksual dhe prostitucion”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA