Franca mposht kampionët e botës; Spanjë fiton ndaj Anglisë

13/11/2015 23:20

Edhe pse në ndeshje miqësore, mbrëmjen e së premtes u vunë përballë njëra tjetrës kombëtaret më të mira të Europës. Franca luajti ndaj kampionëve të botës, duke triumfuar 2-0, me të njëjtin rezultat Spanja fitoi ndaj Anglisë, ndërsa Belgjika mposhti Italinë 3-1.

Olivier Giroud e Andre-Pierre Gignac ishin autorët e golave të fitores për Francës në ndeshjen ndaj Gjermanisë, e cila u luajt në një atmosferë të qetë brenda stadiumit, ndërsa jashtë tij bëhej kërdia, ku me dhjetëra persona mbetën të vdekur pas sulmeve terroriste. Megjithatë kjo ndeshja u mbyll pa incidente brenda stadiumit “Stade de France”.

Një fitore të pastër mori edhe Spanja ndaj Anglisë, duke fituar me rezultatin 2-0. Gola të shënuar nga Mario Gaspar dhe Santi Cazorla në pjesën e dytë. Spanja arriti ta dominojë të gjithë këtë takim, ndërsa Anglia nuk arriti të dilte në lojën e saj.

Edhe pse shënoi e para, Italia nuk arriti ta mbante rezultatin në ndeshjen ndaj Belgjikës, e cila fitoi 3-1 ndaj axurrëve.  Antonio Candreva shënoi vetëm pas 3 minutave loje, por më pas gjithçka foli për belgët, të cilët barazuan me Vertonghen në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan edhe dy gola të tjerë me Kevin de Bruyne e Michy Batshuayi.

Mbrëmjen e së premtes u luajtën edhe disa miqësore të tjera, ku Holanda edhe pse e eliminuar nga Euro 2016 gjeti forca dhe fitoi në fushën e Uellsit me rezultatin 2-3. Lojtari i Bayern-it, Arjen Robben shkëlqeu në këtë takim duke shënuar dy gola, ndërsa njëri u shënua nga Bas Dost. Golat për vendasit u shënuan nga Ledley dhe Emyr Huws.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA