Takimi Trump-Orban, batuta e udhëheqësit hungarez për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë: A mund ta marr me vete në Hungari?
Forcat kurde në veri të Irakut kanë ndërmarrë një ofensivë për të rimarrë nën kontroll Sinjarin, një qytet strategjik pranë kufirit me Sirinë, aktualisht në duart e Shtetit Islamik.
BBC raporton në edicionin e saj online se, ofensiva po mbështetet nga sulme ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Rimarrja e Sinjarit do të ndërpriste vijën e furnizimit mes bastioneve të ISIS në Raka dhe qytetit të Mosulit.
Kur qyteti ra në duart e militantëve islamikë vitin e kaluar, dhjetëra mijëra persona nga minoriteti Jazidi mbetën të bllokuar. Qindra burra u vranë dhe mijëra gra dhe vajza u kapën e u përdorën si skllave seksi.
Masakrat në fjalë ishin një prej arsyeve pse Shtetet e Bashkuara nisën operacionet ajrore kundër pozicioneve të ISIS në Irak, për të shmangur degradimin në një genocid të pastër.
Ofensiva e trupave kurde nisi në agim, me një seri sulmesh ajrore të koalicionit, që shkaktonin re të mëdha tymi rreth Sinjarit.
Qyteti shtrihet në këmbët e malit me të njëjtin emër dhe ka pozicion strategjik për faktin se ndodhet në kufi me Sirinë. Nga ana e tyre, trupat kurde peshmerga sulmuan me raketa dhe më pas nisën avancimin në terren.
Sipas raportimeve të BBC, ato janë të vendosura për ta rimarrë qytetin dhe e kanë quajtur ofensivën “Operacioni për çlirimin e Sinjarit”. Në të janë angazhuar rreth 7.500 luftëtarë.
Top Channel