Më shumë kartonë se gola, Chelsea kërkon të zëvendësojë Diego Costan

10/11/2015 00:00

Diego Costa rrezikon të humbasë statusin e sulmuesit të parë të Chelsea. Aktualisht, sulmuesi spanjoll ka më shumë kartonë sesa gola të shënuar. Ai është ndëshkuar tre herë këtë sezon, ndërsa ka shënuar vetëm dy gola.

Chelsea po mendon seriozisht që të transferojë një sulmues në afatin kalimtar të janarit dhe emri që po lakohet më së shumti është ai i argjentinasit Gonzalo Higuain.

27-vjeçari i Napolit është në një formë të shkëlqyer dhe mund të jetë përgjigjja për krizën e bluve. Londinezët duan të mbyllin sa më shpejtë bisedimet për transferimin, pasi edhe skuadra të tjera europiane e duan sulmuesin argjentinas.

Diego Costa ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të sezonit të kaluar, pasi me 20 golat e shënuar ndihmoi Chelsean të fitonte dy trofe të rëndësishëm, por këtë vit, forma e tij ka shënuar vetëm rënie.

Po ashtu, edhe Radamel Falcao e Loic Remy kanë dështuar të konkurrojnë Costan, duke detyruar blutë që të kërkojnë për një sulmues tjetër që në janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA