Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, janë liruar nga detyra dy personat që kishin krijuar një skemë korruptive ndaj qytetarëve, që u duhej të paguanin deri në 5 mijë lekë për të marrë kontrollin teknik të automjetit në qytetin e Laçit.
Në lidhje me denoncimin e bërë reagoi ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili tha se menjëherë u komunikua me kompaninë e cila mori masa ndaj punonjësve.
Haxhinasto kërkoi nga qytetarët që të denoncojnë çdo rast që ka të bëjë me shkelje të tilla: “U kontaktua që mbrëmë kompania përgjegjëse dhe pushoi nga puna personat e përfshirë. I bëj thirrje qytetarëve që të denoncojnë gjithmonë raste të tilla”.
Denoncimi në “Fiks Fare” mbrëmjen e së hënës evidentoi korrupsionin në pikën e kontrollit teknik të automjeteve në Laç. Ankesa e disa qytetarëve qëndronte tek mënyra sesi zhvillohej i gjithë procesi në këtë pikë kontrolli, ku thuajse të gjithë drejtuesit detyroheshin të jepnin rryshfet për të përfunduar kontrollin e mjetit.
Në pamje shihej qartë sesi kontrolli nuk kryhej i plotë, duke lejuar të qarkullojnë edhe mjete jashtë standardeve të kërkuara.
Top Channel