Dy amerikanë dhe një afrikano-jugor janë vrarë gjatë kësaj të hëne nga një oficer i policisë jordaneze në një qendër stërvitore pranë Amanit. Në këtë ngjarje të rëndë u plagosën edhe dy trajnues amerikanë si dhe 4 jordanezë.
Presidenti amerikan, Barak Obama reagoi menjëherë duke e cilësuar ngjarjen mjaft të rëndë, ndërsa shtoi se ka nisur mënjehërë një hetim për të zbardhur ngjarjen.
Jordania është një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën ndaj militantëve të Shtetit Islamik. Ndërsa ende nuk ka një motiv për sulmin e fundit.
Qeveritë amerikane dhe ajo jordaneze nënshkruan në vitin 2003 një marrëveshje për ngritjen e kësaj qendre për të trajnuar dhjetëra mijëra oficerë nga Iraku fqinjë.
Top Channel