Vdes punëtori, arrestohet pronari për shkelje të rregullave në punë
08/11/2015 09:45
Policia e Delvinës ka arrestuar në flagrancë pronarin e një firme inertesh. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga Altin Premti, 42 vjeç, në akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.
Rreth orës 15:00 të së shtunë në firmën “Premti” në fshatin Bregas, ka gjetur vdekjen nga tensioni elektrik P. Ll, 57 vjeç, për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik, bën të ditur policia.
Top Channel