Testimi i raketës mbi Kaliforni fut në panik banorët

08/11/2015 00:00

Një dritë e fortë misterioze në qiell, gjatë orëve të mbrëmjes, mbolli panik mes kalifornianëve, duke nxitur menjëherë një valë spekulimesh online mbi origjinën e saj.

Videot e postuara në internet tregonin një flakërimë, që shfaqej papritur, e pasuar nga një kon drite në ngjyrë blu.

Kaq u desh, që në mediat sociale të vërshonin teoritë e alienëve apo meteorëve, ndërsa disa banorë u shqetësuan aq shumë, sa lajmëruan forcat e rendit.

Megjithatë, sherifi i kontesë Orange, vendi ku drita e çuditshme u pa më qartë, deklaroi se bëhej fjalë për një raketë të lëshuar gjatë një testimi të Marinës amerikane në brigjet e Kalifornisë.

Top Channel