ISIS-i ekzekuton 7 persona në jug të Afganistanit
08/11/2015 20:50
Militantë të Shtetit Islamik kanë ekzekutuar 7 persona të cilët ishin marrë peng në fillim të këtij muaji në jug të Afganistanit.
Një zëdhënës i policisë afgane ka bërë të ditur se ekzekutimet kanë ndodhur në provincën Zabul, ndërsa mes viktimave ishin edhe 3 gra.
Grupet e lidhura me Shtetin Islamik, që kryesisht vepron në Irak dhe në Siri, po zgjerohen dita ditës edhe në Afganistan, duke rekrutuar çdo ditë e më shumë talebanë të pakënaqur.
Top Channel