Birmani, zhvillohen zgjedhjet e para të lira pas 25 vitesh

08/11/2015 00:00

Në Birmani ka nisur votimi për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, zgjedhjet e para të lira pas 25 vitesh, e pas dekadash të sundimit ushtarak.

Një nga kryesueset është Partia qeverisëse për Solidaritet dhe Zhvillim, që mbështetet nga ushtria. Lidhja Kombëtare për Demokraci e San Suu Kyi pritet të korë fitore të mëdha, edhe pse asaj i është ndaluar të kandidojë për presidencën.

Shumë njerëz u mblodhën në Yangon, teksa Suu Kyi hodhi votën e saj. Në të gjithë vendin janë krijuar radhë të gjata në qendrat e votimit. Rreth 30 milionë votues janë thirrur në votime në vendin e njohur edhe si Burma. Rezultate të sakta nuk priten deri mëngjesin e të hënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA