Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka publikuar programin e saj 25 aktivitete në 25-vjetorin e Ditës së Rinisë. Ministri Blendi Klosi tha se 8 dhjetori është një datë që nuk harrohet, pasi ndryshoi qasjen politike në Shqipëri.
Ai u kërkoi të rinjve që në këtë një muaj aktivitete të mos ketë vetëm rikujtesë, por të flitet për rininë e sotme dhe problemet e saj.
“Kemi kërkuar që gjithë ju të jepni mendime për sa i përket 8 dhjetorit. Sot një muaj përpara ne lançojmë aktivitetin tonë të rëndësishëm, 25 ditë aktivitete për 25-vjetorin e 8 dhjetorit, 25 ditë që do të flitet vetëm për rininë. Ne ju kërkojmë që gjatë këtyre 25 ditëve në çdo cep të Shqipërisë, në çdo faqe interneti të kemi mundësinë të flasim për rininë dhe problemet që shqetësojnë rininë sot. Do të përpiqemi t’ia rikujtojmë brezave për rëndësinë që ka pasur, vlerat që ka pasur dhe transformimin që i solli Atdheut tonë”, tha ministri Klosi para të rinjve.
Top Channel