Në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei, kanë shpërthyer protestat disa orë përpara takimit në mes të Presidentit të këtij vendi, Ma Ying-Jeou dhe atij kinez, Xi Jinping në Singapor.
Një grup të rinjësh kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit të Tajvanit, por kanë hasur në rezistencën e forcave policore, të cilët edhe i kanë arrestuar më pas.
Protestat filluan menjëherë pasi Presidenti Ma mori rrugën drejt aeroportit për të shkuar në Singapor. Protestuesit mbanin në duar foto të të dy presidentëve të cilët më pas iu kanë vënë zjarrin.
“Si President i cili nuk përfaqëson mendimin e popullit, Ma nuk ka të drejtë të takohet me udhëheqësit përtej ngushticës”, u shpreh njëri nga protestuesit.
Një grup i vogël njerëzish pro-Presidentit Ma ishin mbledhur në aeroportin e Taipeit duke shprehur mbështetjen për takimin mes të dy liderëve.
Takimi mes Presidentit kinez dhe atij të Tajvanit është i pari që pas përfundimit të Luftës Civile Kineze që përfundoi në vitin 1949. Kina e konsideron Tajvanin si provincë të saj që një ditë do t’i kthehet.
Top Channel