Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë se 30 ushtarë në Niger për të ndihmuar forcat lokale në luftën ndaj ekstremistëve të ISIS.
Niger është shndërruar në korridor në mes të shkretëtirës që lidh veriun e Malit, aktualisht jashtë kontrollit të qeverisë, me jugun e Libisë ku janë pozicionuar militantët e Shtetit Islamik, përfshirë edhe disa që janë të lidhur me Al-Kaedën.
Televizioni shtetëror raportoi se ambasadori amerikan, Eunice Reddick ka vizituar ushtarët të premten në mëngjes në bazën në Agadez, një qytet në veri të shkretëtirës.
“Trajnimi ka filluar në mes të tetorit në Agadaz me më shumë se 30 ushtarë amerikanë të cilët do të trajnojnë më shumë se 100 ushtarë tanë”, deklaroi një burim pranë Ushtrisë së Nigerit.
SHBA-të kërkojnë që të dobësojnë grupet ekstremiste në perëndim të Afrikës, me Boko Haram si njëra nga grupet që është përgjegjëse për mijëra jetë njerëzisht, dhe të shmangin ndonjë aksion më të madh.
Top Channel