Ministri i Mjedisit Lefter Koka mori pjesë në konferencën ministeriale të Shkupit për ndryshimet klimaterike, ku merrnin pjesë përfaqësues të vendeve anëtar të Iniciativës së Europës Qëndrore.
Gjatë kësaj konference ministri Koka nënshkroi edhe deklaratën e Shkupit në kuadër të samitit të Klimës në Paris 2015. Gjatë fjalës në këtë aktivitet, ministri Koka nënvizoi faktin se veprimet për ndryshimet klimaterike duhet të jenë urgjente jo vetëm në nivele kombëtare për secilin nga vendet e iniciativës por edhe në nivele rajonale dhe globale. Koka evidentoi gjatë konferencës faktin se Shqipëria ka një stad më të avancuar se vendet e Evropës sa i takon emëtimit të gazrave, të cilët janë në një nivel 3 herë më pak se vendet e Evropës.
Duke u ndaluar tek bashkëpunimet dypalëshe mes vendeve fqinje, ministri Koka deklaroi se Shqiperia ka prioritet bashkëpunimin me Maqedoninë dhe më konkretisht me projektin për liqenin e Ohrit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave natyrore dhe të trashëgimisë. Gjithashtu ministri Koka përcaktoi si prioritet edhe fazën e dytë të projektit të biosferës rezervë të liqenit të Prespës.
Top Channel