Rivali që i driblon është…femër

06/11/2015 16:50

Futbolli, sporti më i ndjekur dhe më popullor në botë, shihet shpesh si sport ekskluziv i meshkujve, megjithëse vitet e fundit futbolli femëror është rritur goxha në nivel.

Sërish ndaj futbollit femëror janë ngritur disa mite. “Shkatërrimi” i këtyre miteve ishte objekt i një emisioni në televizionet spanjolle.

Brenda Perez, një lojtare profesioniste në futbollin e femrave që ka luajtur me Valencian dhe Espanjolin, pranoi t’i nënshtrohej për plot 7 orë një grimi drastik që e transformoi në Dani Perez.

I gjithë maskimi do të shërbente për aktivizimin e saj në një ndeshje futbolli meshkuj, megjithëse amatorë. Dani (Brenda) hyn në fushë si zëvendësuese dhe menjëherë nis të luajë me topin…dhe me kundërshtarët e saj.

Lëvizjet e saj me dhe pa top habitën rivalët, por surpriza do të mbërrinte në momentin kur Brenda heq maskimin si Dani dhe rikthehet në vetvete. Gjithkush nga rivalët e saj e kishte të vështirë të besonte që në lojë ishin masakruar në driblime nga një femër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA