Buxheti i bashkisë, Veliaj nis konsultimet me qytetarët

06/11/2015 16:35

Bashkia parashikon që për vitin 2016 të ketë një buxhet prej 10 miliardë lekësh. Bashkia ka nisur konsultimet me qytetarët për ndarjen e buxhetit të vitit të ardhshëm, por Erion Veliaj tha se fokusi do të jenë kopshtet dhe çerdhet.

“Buxheti i planifikuar për Bashkinë e Tiranës për vitin 2016 është 10 miliardë lekë, apo e thënë në shifra të përafërta rreth 100 milionë dollarë. Na duket një buxhet i arsyeshëm dhe një buxhet, të cilin besojmë se mund ta arrijmë duke shtuar të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, por edhe duke marrë të ardhura nga fonde, të cilat nuk i ka shfrytëzuar më parë kjo bashki. Theksi në këtë buxhet do të jetë përsëri për të ardhmen, si për shkollat, kopshtet e çerdhet, ashtu dhe për bonusin e bebeve dhe bonusin e nxënësve me rezultate të larta, ku besoj se kemi edhe miratimin tuaj që qyteti, në pamundësi për t’i ndihmuar të gjithë, të paktën duhet të identifikojë më të dobëtit por edhe më të mirët”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA