Arratisja e të kërkuarit, lirohen dy efektivët e komisariatit nr.3

06/11/2015 14:10

Janë liruar dy efektivët e komisariatit numër 3 të Tiranës, të arrestuar së fundmi për arratisjen e një të kërkuari nga ambjentet e kësaj strukture.

Në seancën e kësaj të premteje, gjykata e Tiranës ka vendosur për Bajram Elezin dhe Arsela Hajdinajn masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Elezi dhe Hadinaj u arrestuan tre ditë më parë pas arratisjes së shtetasit Bledar Zefi nga ambjentet e komisariatit ku punonin. Do të jenë hetime të mëtejshme që do të përcaktojnë nëse ata kanë shpërdoruar detyrën.

26-vjeçari Zefi, i vënë në pranga nga forcat operacionale herët në mëngjesin e së martës, arriti të largohej nga komisariati vetëm dy orë pas arrestimit.

Ai rezultonte i dënuar nga një gjykate italiane për grabitje me armë dhe ishte në kërkim ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA