Trafik me njerëz drejt Anglisë, pranga 7 shqiptarëve

05/11/2015 16:40

Policia franceze ka shkatërruar një rrjet kriminal të përbërë nga 7 shqiptarë dhe 1 viatnamez ,të cilët trafikonin emigratë për në Angli.

Sipas gazetës londineze The Telegraph ky grup kishte rekrutuar një peshkatar, i cili me anijen e peshkimit i kalonte emigrantët për në shtetin ishullor.

Të 8 pjestarët e këtij rrjeti mbahen në stacionin e policisë Coquelles, në pritje të ngritjes së akuzave për trafik të qënieve njerëzore, që sipas ligjit francez dënohet deri me 10 vite burg.

Nga hetimet ka rezultuar se peshkatari fancez gjatë 7 muajve të fundit, ka trafikuar drejt Londrës një numër të konsiderushëm emigrantësh.

Për çdo udhëtim ai fshihte në barkë 20 persona të cilët paguanin deri në 10.000 stërlina për të mbërritur në Angli.

Arrestimet janë konfirmuar nga vetë ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve, i cili tha se për momentin është herët në dhënien e të tjera detajeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA