Të ndihmosh në përmirësimin e jetës së njerëzve të tjerë tingëllon disi e vështirë dhe njëkohësisht e çuditshme për realitetin shqiptar. Por nuk mungojnë rastet që kanë luajtur një shembull pozitiv në ndërmarrjen e nismave të tilla.

Kjo qendër, e cila ka rreth 30 fëmijë që vuajnë nga sindroma “Down”, është ide e punonjëses sociale, Lindita. Ajo fillimisht hapi një biznes social, fitimet e pakta të të cilit shkojnë për terapitë e këtyre fëmijëve në qendër.

Ky vokacion i brendshëm, erdhi edhe për shkak se Amri, djali 4-vjeçar i Linditës vuan nga kjo sindromë. Në një qytet si Elbasani nuk kishte qendra për këtë target grup fëmijësh ndaj nga prindërit e të voglit e panë të udhës të ndihmonin djalin e tyre e fëmijët e tjerë në këtë mënyrë, duke ofruar shërbime terapeutike.

Tezja e Lindites punon prej disa muajsh vullnetarisht në furrën e bukës, për të ndihmuar sadopak mbesën në këtë mision të saj.

Dëshira e madhe e këtyre njerëzve është  për të kontribuar sadopak në përmirësimin e jetës së njerëzve të tjerë që kanë më shumë nevojë, se ata.

Top Channel