Shkodër, pranga shtetasit serb me 13 kg lëndë narkotike
05/11/2015 10:25
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas serb, i cili po tentonte të kalonte pikën kufitare të Murriqanit me një sasi lënde narkotike.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se 36-vjeçari Aleksandar Maslovara është kapur gjatë kontrollit të dytë në automjetin e tij, kur ndodhej në vijën e dytë të kufirit.
Sipas burimeve, gjatë kontrollit të makinës së tij tip “Alfa”, model 159, me targë serbe janë gjetur në pjesën e parakolpit bimë narkotike të llojit marijuanë.
Bima ishte në formën e boçeve të thara dhe pas peshimit sasia e saj ka rezultuar rreth 13 kilogramë. Shtetasi serb është marrë në pyetje për të mësuar se ku e ka marrë lëndën narkotike, shtojnë burimet.
Top Channel